Vehbi Neziri
Publication year: 2012

ABSTRACT

Në vitet e fundit Kosova pati një rënie të dukshme të pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset politike në përgjithësi, e në procesin zgjedhor në veçanti. Nisur nga kjo, shihet se nevojitet një veprim i përnjëhershëm në drejtim të gjetjes së mënyrave të reja të motivimit të qytetarëve për të marrë pjesë dhe për të pasur rol në këto procese. Përhapja e shpejtë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit-TIK në Kosovën e pasluftës mund të shërbejë si bazë e mirë për zhvillimin e e-demokracisë e me theks të veçantë të procesit zgjedhor. Se si, sa dhe në cilën fazë të sistemit zgjedhor përdoret o do të mund të përdorej TIK-u në promovimin e demokracisë me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të qytetarit është qëllim i këtij punimi. Në punim po ashtu diskutohet edhe roli i TIK-ut në proceset zgjedhore demokratike dhe njëkohësisht jepen rekomandimet praktike të lehtësimit dhe të përmirësimit të këtyre proceseve.
Fjalë çelës: teknologjia e informacionit, e-demokracia, proces demokratik, proces zgjedhor, proces politik.