Ramadan Dervishi, Vehbi Neziri
Publication year: 2010

ABSTRACT

Pothuajse të gjitha sinjalet në botën reale janë analoge, si drita, zëri, temperatura dhe dukuritë tjera të ngjashme. Prandaj këto sinjale duhet të konvertohen në sinjale digjitale duke përdorur qarqe të quajtura konvertues analog-digjital apo ADC (Analog-to-Digital Converter) para se ato të mund të përdoren nga pajisjet digjitale. Në brendi të këtij punimi do të tregohet se çka janë ADC-të, më pas do të përshkruhet principi i përgjithshëm i punës së tyre. Po ashtu do të tregohen gjendjet e ndryshme të punës dhe do të bëhet përshkrimi në detaje për këto gjendje të punës. Fokus i veçantë do ti kushtohet konvertuesit në ATMEGA128.
Fjalët çelës: Atmega 128, A/D konvertuesi, Principi i punës, konvertuesi analog-digjital, clock.