Ramadan Dervishi, Blerim Rexha, Vehbi Neziri
Publication year: 2013

ABSTRACT

Shërbimi i e-mailit ka ndikuar në lehtësimin e komunikimit të përditshëm, por edhe ka sjellë vështirësi që ndërlidhen me menaxhimin e emailave të padëshiruar të njohur si spam e të cilët dita më ditë janë duke u rritur. Shumica e teknikave të cilat sot përdoren për filtrimin e emailave të padëshiruar nuk janë efikase për arsye të natyrës së emailit. Nuk ekziston ndonjë algoritëm i veçantë i cili mund të përcaktojë qind për qind se një email është spam ose jospam. Prandaj punimi ka për qëllim trajtimin e disa metoda të filtrimit për të dalluar emailat spam duke u fokusuar në aplikimin e rregullave Bayesiane të njohura edhe si metoda e filtrimit Bayesian, të cilat bazohen në probabilitetin e ngjarjeve duke bërë që algoritmi të mësojë vetveten. Po ashtu tregohet pse kjo metodë është mënyra e mirë për të trajtuar emailat spam. Njëkohësisht jepen edhe matjet të cilat janë realizuar duke shfrytëzuar softuerin SpamBulli v4.0.0.77 përmes të cilit janë nxjerrë statistikat dhe raporti i emailave jospam kundrejt atyre spam si dhe burimi prej nga janë dërguar.

Fjalë çelës: filtrim, spam, e-mail, Naive Bayes, padëshiruar, algoritëm.
Key words: filter, spam, e-mail, Naive Bayes, unwanted, algorithm.