Vehbi Neziri
Publication year: 2011

ABSTRACT

E-votimi si pjesë përbërëse e e-qeverisjes dhe e e-demokracisë nuk mund të zbatohet pa një infrastrukturë të mirë dhe të qëndrueshme ligjore nga e cila do të dilnin rregullat që do të mundësonin pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve në ndërtimin e mekanizmave mbikëqyrës të qeverisjes dhe e cila do të promovonte vlerat e demokracisë perëndimore nëpërmjet të votimit të drejtpërdrejtë me pamundësi të manipulimit të procesit. A është e mundur që e-votimi të zbatohet edhe në Kosovë? A do të duhej të zbatohej e-votimi në Kosovë? Në këto pyetje dhe në pyetjet e tjera lidhur me zbatimin e-votimit në procesin zgjedhor mëton ky punim seminari duke e shtjelluar po këtë infrastrukture ligjore për vendosjen e sistemit të e-votimit si mjet të fuqishëm të e-qeverisjes dhe të e-demokracisë në rastin e Kosovës.
Për këtë qëllim është konsultuar literatura bashkëkohore e zbatimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve në proceset demokratike, po ashtu janë konsultuar edhe burimet e shumta online nga interneti si dhe ligjet e shpallura në Republikën e Kosovës lidhur me votimin dhe me fushën e përpunimit të të dhënave personale si dhe të zbatimit të mjeteve teknologjike në procesin zgjedhor. Ky punim seminari mëton po ashtu të japë informacione lidhur me teknologjitë që sot përdoren në botën demokratike për të votuar, dhe për ndikimin e teknologjive të reja në procesin zgjedhor dhe në aktivitet përcjellëse të tij dhe të përcaktoj problemet që dalin gjatë këtij procesi.
Fjalët çelës: e-votimi, e-demokracia, e-qeverisja, sistemi zgjedhor, votë, votues, zgjedhje