Ali Caka, Vehbi Neziri
Publication year: 2014

ABSTRACT

Informatika dhe Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimeve me zhvillimin e tejshpejtuar kanë lehtësuar ndërtimin dhe zhvillimin e Teknologjive gjuhësore të cilat dita ditës po bëhen mjetet e duhura dhe të pazëvendësueshme për analizën dhe procesimin e gjuhës natyrale. Punimi Kontribut fjalorit të kolokacioneve të gjuhës shqipe mëton që bazuar në algoritmin e Jarovskit (Yarowsky) dhe në korpusin tekstor të përftuar nga faqetueb të nxjerrë kolokacionet e fjalësit të fjalorit themelor 1000 fjalësh të gjuhës së sotme shqipe hartuar nga autori i parë. Punimi pos tjerash ka për qëllim të paraqet se sa janë prodhimtare fjalët e fjalësit të fjalorit themelor 1000 fjalësh të gjuhës shqipe në krijimin e kolokacioneve të cilat mund të jenë bazë e mirë për studimin e gjuhës së shkruar, duke paraqitur dendurinë e paraqitjes së tyre. Për këtë qëllim do të zhvillohet softueri i veçantë i cili për secilën fjalëformë të lemës (trajtës përfaqësuese) të fjalësit të fjalorit themelor 1000 fjalësh të gjuhës shqipe do të nxjerrë kolokacionet e gjuhës shqipe, të cilat përveç të studimit të gjuhës së shkruar do të jenë bazë e mirë për hartimin e fjalorit të kolokacioneve të gjuhës shqipe.