Blerim Rexha, Ehat Qerimi, Ramadan Dervishi, Vehbi Neziri
Publication year: 2014

ABSTRACT

Krijimi i aplikacioneve bashkëkohore softuerike të ndryshme për desktop, ueb apo mobile nuk është ndonjë sfidë e madhe pasi që në treg tashmë ekzistojnë vegla me të cilat këto aplikacione mund të ndërtohen dhe përdoren lehtë. Sfida më e madhe për këto lloj aplikacionesh është rritja e sigurisë dhe privatësisë se përdoruesit gjate përdorimit të këtyre aplikacioneve.
Pasi që një numër i madh i shteteve kanë filluar të prodhojnë kartat elektronike ose eID (Electronic ID), atëherë shfrytëzimi i kësaj teknologjie si çelës i sigurt për qasje në aplikacione do të ishte një përparësi. Kjo teknologji do to të mund të zbatohej në shumë shërbime e sidomos në ato ku kërkohet që të mbrohen grup-mosha të caktuara, duke kërkuar paraprakisht autentikimin dhe autorizimin, por edhe duke ruajtur privatësinë. Në këtë rast përdoruesi do të mbetet anonim kundrejt aplikacionit apo shërbimit, e gjithashtu mund të mbetet anonim edhe veprimi i tij. Ky lloj i pseudo-anonimitetit do të mund të realizohej duke përdorur pseudo certifikatën e cila ndodhet në eID kartelë.

Fjalët çelës: privatësia, siguria, pseudo-certifikatë, pseudo-anonim, eID, autentikim.