List

Njohja e Mësimit Paraprak (NjMP) i referohet njohjes së mësimit formal, joformal dhe informal, në punë apo përmes aktiviteteve tjera, të cilat janë të pranueshme përmes procesit të identifikimit, vlerësimit të njohurive, aftësive, shkathtësive dhe kompetencave të një personi – pavarësisht se si, kur ose ku ka ndodhur mësimi – përkundrejt standardeve të profesionit të përshkruara për një pjesë (modulare) ose kualifikim të plotë. Aspekti kryesor i NjMP është identifikimi i mësimit jo-formal dhe informal, mbledhja dhe prezantimi i provave të të nxënit, vlerësimi dhe vërtetimi i provave dhe lëshimi i një kualifikimi. Procesi duhet të jetë i drejtë, i besueshëm me pavarësi dhe transparencë duke u mbështetur nga mekanizma të sigurimit të cilësisë dhe të specifikojë se vetëm mësimi që përputhet me standardet e një kualifikimi profesional (të plotë ose të pjesshëm) duhet të certifikohet nga një organ i autorizuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
https://www.facebook.com/autoritet…/posts/1919377208205522